Ambasada e Amerikës në Kosovë tregon kur duhet të mbahet maska e kur jo

Prishtinë | 10 Gus 2020 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Nëpër rrugët e Kosovës thuajse të gjithë qytetarët shihen me maska. Kjo pasi në të kundër edhe mund të ketë dënime nga zyrtarët policorë.

E ambasada amerikane në Kosovë, përmes një njoftimi ka treguar se kur është i nevojshëm përdorimi i maskës, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

“Mbani maskën kur jeni në publik, sidomos kur nuk mund të qëndroni më larg se 2 metra nga ata që nuk jetojnë në shtëpinë tuaj”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Ndërsa, nëpërmjet një grafike edhe kanë treguar vendet se ku duhet mbajtur maska.

“Gjatë blerjes, vizitat tek mjeku dhe në farmaci, gjatë qëndrimit në restorant (Kur nuk jeni duke ngrënë), në veturën e dikujt tjetër dhe në transportin publik, duhet mbajtur maska”, ndërsa “Në shtëpi me anëtarët e familjes dhe në veturë kur jeni me familjarë, nuk është e nevojshme që të mbahet”, thuhet në këtë njoftim.

Të ngjashme