Ambasada e Kosovës në Berlin me flamurin në gjysmështizë (Foto)

Prishtinë | 27 Kor 2018 | 11:02 | Nga

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin sot në mëngjes në shenjë të ditës së zies së shpallur nga Presidenti i Republikës së Kosovës, ka vendosur flamurin e shtetit në gjysmështizë me rastin e vdekjes së Adem Demaçit.

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj me këtë rast në profilin e tij në Twitter dhe Facebook në shqip dhe gjermanisht ka njoftuar:  “vdes Adem Demaçi, autori i njërit prej librave më të famshëm në Kosovë (Gjarpërinjtë e Gjakut), bartësi i Çmimit Saharov dhe Nelson Mendela i Ballkanit. Pusho i Qetë Njeri i Madh!

Flamuri në gjysmështizë pos në Berlin është vendosur sot edhe në Misionet Konsullore të Republikës së Kosovës në Munih, Stuttgart dhe Frankfurt.

Të ngjashme