Ambasada e Kosovës në Gjermani ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që kërkojnë viza pune

Prishtinë | 08 Jan 2020 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Kosovës në Gjermani nëpërmjet një njoftimi bën të ditur se të gjithë shtetasit nga Kosova që synojnë punësimin në Gjermani se edhe pas hyrjes në fuqi me datë 1 mars 2020, të ligjit të Ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar”, procedura për rezervim takimesh dhe për marrjen e vizave do të bëhet vetëm pranë Ambasadës së Republikës Federale të Gjermanisë në Prishtinë.

Tutje në njoftim thuhet se kjo Ambasadë nuk ka asnjë kompetencë për trajtimin e kërkesave që vijnë nga Kosova.

“Ambasada e Kosovës në Gjermani nuk ka asnjë kompetencë për trajtimin e kërkesave të shtetasve nga Kosova për viza punësimi në Gjermani”- njofton Ambasada e Kosovës në Berlin përcjellë Klan Kosova.

“Në lidhje me efektet e ligjit të ri për punësim në Gjermani pas datës 1 mars 2020, jeni të lutur të vizitoni vazhdimisht faqen e ambasadës Gjermane në Prishtinë, e cila ka një rubrikë të posaçme në lidhje me ndryshimet ligjore për punësimin në Gjermani pas dates 1 mars 2020.”

Më poshtë gjeni informacionet e nevojshme për Ligin e ri “Mbi punësimin në Gjermani të punonjësve të kualifikuar.”

Të ngjashme