Ambasada e Kosovës në Ottawa uron kanadezët për Ditën e Pavarësisë

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 10:18 | Nga

Ambasada e Kosovës në Ottawa ka uruar shtetin e Kanadasë me rastin e 151 vjetorit të pavarësisë së tyre.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, Ambasada e Kosovës në Kanada ka bërë të ditur se do të jenë pjesë e festës së organizuar shtetërore, njofton Klan Kosova.

Përveç kësaj është theksuar se Kanadaja pati rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në çlirimin Kosovës ndërsa është potencuar dhe pranimi i 7000 refugjatëve:

”Urime për Ditën e Kanadasë! Ne jemi të lumtur për të festuar së bashku #151 vjetorin e Pavarësisë së Kanadasë. Ne e çmojmë partneritetin në mes Kosovës e Kanadasë dhe qëndrojmë përgjithmonë mirënjohës për shtetin kanadez për mbështetjen e vazhdueshme të dhënë. Roli i Kanadasë në çlirimin e Kosovës dhe pranimi i 7000 refugjatëve është një shtyllë e fortë e partneritetit tonë strategjik. Ne dëshirojmë paqe dhe prosperitet për të gjithë kanadezët në mbarë botën. #Canada151”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme