Ambasada e SHBA-së e kënaqur me fuqizimin e gruas në Kosovë, riposton fotografinë e Vjosa Osmanit

Prishtinë | 06 Shk 2020 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Për herë të parë në histori të shtetit, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të drejtohet nga një grua. Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani, do ta udhëheqë për një mandat një prej institucioneve më të rëndësishme të shtetit.

Përveç Osmanit, pozita udhëheqëse kanë marrë edhe shumë gra të tjera. Albulena Haxhiu është emëruar Ministre e Drejtësisë, Hikmete Bajrami e Ministrisë së Arsimit, Ministre e Kulturës Rinisë dhe Sportit është emëruar Vlora Dumoshi, Rozeta Hajdari ministre e Zhvillimit Ekonomik, Emilija Rexhepi është emëruar ministre e Administratës dhe Pushtetit Lokal ndërsa Arbërie Nagavci nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Një foto të përbashkët ndërkohë sot e ka publikuar Vjosa Osmani me mbishkrimin “Gratë në udhëheqje, gratë në qeverisje, Yes She Can”.

E një gjë e tillë i ka rënë në sy edhe Ambasadës së SHBA’së në Prishtinë të cilët fotografinë e njejtë e kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare në ‘facebook’.

“Fytyrat e reja të udhëheqjes në Kosovë”, thuhet në përshkrimin e vendosur nga Ambasada.

Të ngjashme