Ambasada e SHBA-së thirrje për kosovarët: Coronavirusi është i vërtetë, respektoni masat

Prishtinë | 06 Kor 2020 | 14:04 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka bërë thirrje që të bëhet kujdes pas situatës së krijuar me koronavirus.


Përmes një njoftimi për media, u bë thirrje që qytetarët të përcjellim rekomandimet e institucioneve të shëndetësisë.

“Të mbulohet goja, të mbahet distanca, pastrojini duart, mbrojeni veten dhe të tjerët”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, qytetarët anembanë u porositën që t’u thonë jo lajmeve të rreme apo njohur ndryshe si “Fake-Neës”.

Ndryshe, numri i personave të infektuar në Kosovë ka kaluar mbi 3 mijë, kurse mbi 600 raste aktive janë vetëm në Prishtinë.

Ndërsa deri sot janë shënuar 75 viktima

Të ngjashme