Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, me njoftim për shtetasit shqiptarë në Kosovë

Prishtinë | 15 Pri 2020 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shqipërisë në Kosovë ka njoftuar shtetasit shqiptarë në Kosovë  ka njoftuar se ata mund të lëvizsin sipas masave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për lëvizjen e qytetarëve.

Ambasada ka njoftuar se ata mund të lëvizin me numërin e parafundit të pasaportës së Shqipërisë për përsonat mbi 16 vjeq deri në 65 në oraret e caktuara.

Njoftimi i plotë:

“Informacion për shtetasit shqiptarë që momentalisht ndodhen në Republikën e Kosovës:

Më datë 15 prill 2020 (e mërkurë), ora 06:00, me qëllim mbrojtjen e jetës së banorëve në komunat e Republikës së Kosovës me vendime të veçanta, hyjnë në fuqi masat e reja të qarkullimit.

Bazuar në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë (pika a), ata qytetarë që nuk kanë dokumenta të Kosovës i referohen numrit të parafundit të pasaportës së tyre.

(a) Për personat fizikë mbi moshën 16 vjeçare lejohet qarkullimi për furnizim me mallra të domosdoshme (ushqim dhe barna për njerëz dhe kafshë/shpezë dhe produkte higjienike) dhe për të kryer detyrat dhe nevojat financiare (pagesat, punët bankare), për 1 orë e gjysmë në ditë, sipas orarit të përcaktuar ditor në bazë të shifrës së parafundit të numrit të tyre personal. Për shtetasit e huaj që nuk posedojnë numrin personal të Republikës së Kosovës, orari i lejuar i daljes përcaktohet bazuar në shifrën e parafundit të numrit të pasaportës.

Vendimet merren specifikisht për komunat e rrezikuara dhe për komunat e karantinuara. Këto masa kanë për qëllimi “parandalimin, luftimin dhe eliminimin e sëmundjes ngjitëse COVID-19”.

Këto vendime hyjnë në zbatim prej datës 15 prill, ora 06:00″.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme