Ambasada jep një njoftim të rëndësishëm për ata që planifikojnë të shkojnë në Gjermani

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Ambasada gjermane në Kosovë ka njoftuar se nga e shtuna e javës që shkoi janë hequr përkohësisht të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë për ata që shkojnë në Gjermani.

“Prej ditës së shtunë, datë 11.06.2022, hiqen përkohësisht të gjitha kufizimet e udhëtimeve hyrëse drejt Gjermanisë. Që prej këtij momenti udhëtimet hyrëse nga Kosova drejt Gjermanisë janë sërish të lejueshme për të gjitha qëllimet (edhe për turizëm dhe vizita)”, ka njoftuar ambasada.

Për udhëtimet hyrëse me vizë të vlefshme/udhëtim të vlefshëm kthyes drejt Gjermanisë nuk është më e nevojshme paraqitja e një dëshmie vaksinimi, shërimi apo testimi.

Të ngjashme