Ambasadat e Perëndimit në Beograd e përkujtojnë 24 marsin e 1999-shit

Prishtinë | 24 Mar 2019 | 12:23 | Nga Ekonomia Online

Në ditën e 20 vjetorit të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë që po shkaktonin terror e tmerr ndaj popullatës shqiptare të Kosovës, ambasadat e vendeve perëndimore në Beograd kanë publikuar një deklaratë të përbashkët, transmeton Koha.net.

Deklaratën e kanë nënshkruar përfaqësuesit e ambasadave të Kanadasë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi.

Siç përcjell FoNEt, në deklaratë theksohet se 24 marsin e kujtojnë si ditë që dështoi diplomacia dhe se “na vjen sinqerisht keq për viktimat civile gjatë ngjarjeve të vitit 999”.

“Marrim pjesë me dhembje te të gjithë atyre që në vitet e 90-ta kanë humbur më të dashurit e vet”, thuhet në deklaratën e përbashkët e cila përfundon se “duke ruajtur kujtimin dhe përkujtimin për ta, jemi të vendosur të bëjmë edhe më shumë përpjekje që të kontribuojmë në paqen e dh stabilitetin afatgjatë të rajonit”.

Të ngjashme