Ambasadorët Minxhozi dhe Hovenier flasin për zhvillimet politike në Kosovë

Prishtinë | 21 Jan 2022 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi është takuar me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ndërsa kanë biseduar për situatën politike në Kosovë.

Minxhozi dhe Hovenier kanë folur edhe zhvillimet në rajon dhe bashkëpunimin.

“Në rolin e tij si Dekan i Trupit Diplomatik, Ambasadori Minxhozi priti në takim ambasadorin e sapoardhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Sh.T.Z. Jeffrey Hovenier, gjatë së cilit patën rastin të bisedojnë për situatën politike në Kosovë, Rajon e më gjerë, si dhe aspekte të bashkëpunimit dypalësh”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë.

Të ngjashme