Ambasadori amerikan Kosnett shpreh ngushëllime për vdekjen e Arzana Krajës

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ka ngushëlluar familjen Kraja, miqtë dhe komunitetin artistik pas vdekjes së regjisores kosovare, Arzana Kraja.

“Një talente e madhe na ka lënë para kohe. I pikëlluar me vdekjen e Arzana Krajës”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

“Në emrin tim, të Alison dhe të Ambasadës së SHBA-së, shprehim ngushëllimet për familjen, miqtë dhe komunitetin artistik në Kosovë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme