Ambasadori amerikan takon Bislimin: Marrëveshja Kosovë-Serbi të përqendrohet në njohje reciproke

Prishtinë | 13 Jan 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i ri amerikan, Jeff Hovenier, ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Hovenier tha se temë e takimit ishte përpjekja e shtetit të tij për rrugën euroatlantike të Kosovës dhe dialogu me Serbinë, njofton Klan Kosova.

“Diskutim produktiv me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës Besnik Bislimi për angazhimin e Shteteve të Bashkuara për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe dëshirën tonë të përbashkët për ta parë Kosovën me marrëdhënie të normalizuara të përqendruara në njohjen reciproke përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Hovenier në Twitter.

Hovenier dorëzoi letrat kredenciale te presidentja Osmani më 10 janar të këtij viti, duke u zotuar për vazhdim të partneritetit Kosovë-SHBA.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme