Ambasadori britanik uron qytetarët e besimit ortodoks për festën e Krishtlindjes

Prishtinë | 06 Jan 2019 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e Krishtlindjeve.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, O’Connell ka thënë se uron që këto Krishtlindje të sjellin paqe dhe lumturi për të gjithë komunitetin Ortodoks.

“Uroj të keni prosperitet, paqe dhe lumturi këtë Krishtlindje dhe gjatë gjithë vitit”, ka shkruar ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme