Ambasadori britanik: Zvogëlimi i numrit të rasteve s’do të thotë se Covid-19 ka përfunduar, kujdes

Prishtinë | 05 Tet 2020 | 15:50 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe koordinatorja e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson kanë nënshkruara projektin në vlerë prej 2.5 milionë dollarësh për të ndihmuar  rimëkëmbjen e Kosovës nga vala e parë e Covid-19 dhe për të zvogëluar cenueshmërinë ndaj valëve të ardhshme, raporton Ekonomia Online.

Abbott me këtë rast ka thënë se është e rëndësishme që të inkuadrohen njerëz që të kontribuojnë në luftën kundër pandemisë.

Sipas tij, zvogëlimi i numrit të rasteve pozitive, nuk do të thotë se Covid ka përfunduar.

“Mendoj që është shembull i mirë për të dy anët të kuptojnë se çka duhet të arrijmë. Shumë shpesh njerëzit besojnë se kurrë merremi me institucione të mëdha është më vështirë dhe merr më shumë kohë, dhe jam krenar se si ka ndodhur kjo kaq shpejtë”.

“Unë mendoj që është me rëndësi që Covidi çfarë impakti ka në Kosove dhe vendet e tjera. Sa më shumë që mund të bëjmë që t’i ndihmojmë dhe ta përforcojmë këtë stabilitet dhe me numrat që po zvogëlohen në Kosovë njerëzit mos të mendojnë që ka përfunduar dhe duhet të qëndrojmë të punojmë që t’i mbrojmë jetët dhe duhet të gjejmë kuadro që të kontribuojnë në për të situatë”.

Sekretar i Përgjithshëm i Covid-19, MPTF, Jens Christian Ëandel ka kërkuar që edhe njerëzit me aftësi të kufizuara mos të mbesin prapa.

“Njerëzit që janë me aftësi të kufizuar mos të mbesin mbrapa , po ashtu edhe edukimi dhe shëndetësia. Ky fond është me rëndësi për reagim dhe rikuperim”.

Koordinatorja e Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara Ulrika Richardson, ka thënë se Covid-19 ka rrezikuar kohezionin social, raporton EO.

“Kjo është një përpjekje e përbashkët ku agjencionet po punojnë së bashku që të japin reagimin më të mundshëm ndaj Covidit”.

“Kur të flasim për impaktin e Covid në shoqëri ne shohim se kohezioni social ka pasur ndikim dhe është rreziku në shumë vende të botës, dhe kujdesi shëndetësor është një nga investimet më të mira dhe më një program të tillë e kemi këtë. Unë mendoj që kemi arritur progres të fuqishëm sa i përket reagimit ndaj Covid-19”.

Të ngjashme