Ambasadori i BE-së mirëpret miratimin e Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike

Prishtinë | 12 Tet 2020 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur i lumtur pas miratimit në parim të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

“I lumtur që Kuvendi i Kosovës përfundimisht arriti që me sukses ta kalojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike në lexim të parë”, ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.

“Shpresoj që deputetët do t’i kenë parasysh komentet e bëra nga BE dhe aktorët tjerë ndërkombëtar në punën për finalizimin e këtij ligji të domosdoshëm”.

Të ngjashme