Ambasadori i Britanisë së Madhe vizitoi Qendrën e Trajnimit për Kërkim Shpëtim të FSK-së

Prishtinë | 17 Sht 2019 | 10:22 | Nga Ekonomia Online

Sot, ambasador i Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, z. Nicholas Abbott, vizitoi  Qendrën e Trajnimit për Kërkim-Shpëtim në kazermën „Evropianët e Rijnë“ në Pomozatin, me ç ‘rast u  mirëprit nga shefi i Shtabit i Regjimentit të Mbrojtjes Civile (RMC), nënkolonel Shpend Zogaj, i cili e njoftoi atë me të arriturat e përgjithshme të këtij regjimenti si dhe vizionin për të ardhmen.

Ambasadori Abbot, gjatë kësaj vizite takoi studentët pjesëmarrës të trajnimit „Menaxhimi i Rrezikut nga Trauma“ (TRiM), si dhe vizitoi objektet e QTKSH-së: kornizën e helikopterit; vagonët e trenit; ndërtesat e shembura dhe gjysmë të shembura; zonën e përplasjes masive të trafikut dhe kullën e lartë të ushtrimeve.

 Ambasadori i Britanisë së Madhe, z. Abbot, gjatë vizitës së tij, nga shefi i qendrës së trajnimit u informua rreth planeve për ndërtimin e infrastrukturës së QTKSH-së, për ta bërë një qendër të kompletuar për trajnime të kërkim-shpëtimit, jo vetëm për pjesëtarët e FSK-së, por edhe të rajonit dhe më gjerë.

Nga ana e tij, ambasadori Abbot, vlerësoi QTKSH-në, për gjithçka që ka arritur deri me tash dhe veçanërisht për vizionin e saj për të ardhmen. Ai gjithashtu premtoi vazhdimin e mbështetjes së Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në dhe QTKSH-në.

Të ngjashme