Ambasadori i Britanisë së Madhe viziton Doganën

Prishtinë | 23 Sht 2019 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i përgjithshëm Bahri Berisha sot ka pritur në një vizitë ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott.   

Gjatë takimit u diskutuan çështje tregtare në mes të dy vendeve tona si dhe përkrahja e madhe që Britania ka dhënë në zhvillimin e Doganës së Kosovës.

Drejtori i përgjithshëm Berisha informoj ambasadorin lidhur me të arriturat e doganës si dhe progresin e arritur në fushat e ndryshme duke përfshirë luftimin e krimit transkufitar. 

Gjithashtu ambasadori u njoftua edhe me të arriturat në 20 vjetorin e themelimit të Doganës ku Dogana Britanike ka dhënë kontribut të madh.

Të ngjashme