Hyseni e njofton ambasadorin italian me “progresin” në Kosovë

Prishtinë | 12 Gus 2016 | 13:24 | Nga

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim njohës ambasadorin e ri të Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Ministri Hyseni i uroi ambasadorit Sardi mirëseardhje në Kosovë, duke e njoftuar për progresin që është bërë në Kosovë, si dhe për punën që po bënë MPB-ja në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ministri ka veçuar angazhimin e  përbashkët të dyja vendeve sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar në përgjithësi dhe në veçanti në veprimet konkrete që janë bërë sidomos në parandalimin dhe luftimin e terrorizmit.

Ministri Hyseni falënderoi Republikën e Italisë në përkrahjen që i ka bërë dhe po i bënë Kosovës në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për siguri dhe kërkoi mbështetjen e Republikës së Italisë në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndërsa ambasadori i ri i Italisë, Piero Cristoforo Sardi, e falënderoi ministrin Hyseni për pritjen dhe theksoi se Republika e Italisë do të vazhdojë të përkrahë Republikën e Kosovës në të gjitha fushat. Ai tha se bashkëpunimi i mirë mes dy vendeve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme