Ambasadori kosovar në Shqipëri shkon në Durrës, e përcjellë nga afër situatën

Prishtinë | 26 Nën 2019 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Nait Hasani, ambasador i Kosovës në Tiranë po e përcjellë nga afër situatën pas tërmetit që mbrëmë i goditi disa zona të Shqipërisë.

Hasani gjendet në Durrës aty ku edhe disa qytetarë nga Kosova po raportohet se kanë mbetur nënë gërmadha.

Ndërkohë deri më tani, në bazë të autoriteteve shqiptare nga tërmeti kanë mbetur të vdekur të paktën 13 persona si dhe janë lënduar më shumë se 600 persona.

Besohet se afro 20 tërmete e kanë goditur që nga mbrëmë Shqipërinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme