Ambasadori norvegjez rikonfirmoi përkrahje për projekte në Kosovë

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z.Yildiray Bayram, i cili njëherazi është edhe Koordinator Nacional për Menaxhimi ne Integruar të Kufirit, priti në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Republikën e Kosovës, z. Jens Erik Grondahl, të deleguarën rajonale nga Ministria e Jashtme e Norvegjisë, z. Arne Bjornstad Sannes dhe Këshilltarin e Lartë për MIK në Misionin e EULEX, z. Alan Wilson. 

Gjatë këtij takimi, zëvendësministri Yildiray Bayram, informoi të pranishmit  lidhur me mekanizmat e ndërtuar në sferën e Menaxhimit të Integruar të Kufirit (MIK), parandalimit të aktiviteteve të kundërligjshme, legjislacionin primar, sekondar, Strategjitë Shtetërore dhe Planin Zhvillimor të QKMK-së.

Po ashtu, z.Bayram i njoftoi të pranishmit lidhur me  rolin dhe mandatin e rëndësishëm të QKMK-së në kuadër të mekanizmave të sigurisë kufitare dhe pozicionin e Koordinatorit Nacional për MIK në këtë proces.

Delegacioni në fjalë gjithashtu vizitoi Qendrën Kombëtare për Menaxhim të Kufirit ku u njoftuan  për së afërmi me punën që kryen QKMK në ofrimin e mbikëqyrjes dhe sigurisë të  kufijve të Republikës së Kosovës.

Ambasadori dhe i deleguari rajonal, shprehën fjalë miradije për punën e zyrtarëve të QKMK-së si atyre të angazhuar në Dhomën Operativo Koordinuese dhe Njësinë e Përbashkët për Inteligjencë, Analizë të Rrezikut dhe Kërcënimeve (NJPIARK), me ç ‘rast potencuan rëndësinë e funksionalizimit të plotë të QKMK-së, që është kusht për bashkërendim efikas dhe efektiv në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme që ndodhin si në kufi dhe brendi të territorit.

Ambasadori norvegjez, z. Grondahl rikonfirmoi përkrahjen e tyre dhe projekteve që mbështeten nga Ambasada Norvegjeze në zhvillimin e mëtejshëm të QKMK-së. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme