Ambasadori O’Connell uron kosovarët për muajin e Ramazanit

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 16:12 | Nga

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruiri O’Connell ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Përmes llogarisë së tij në facebook ai shkroi:

”Me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, dëshiroj të ju përcjell urimet e mia më të mira të gjithë besimtarëve myslimanë e në veçanti atyre në Kosovë. Le t’ju sjellë ky muaj i shenjtë dashuri, paqe dhe solidaritet”.

Të ngjashme