Ambasadorja e Francës i dhuron instrumente muzikore shkollës “Prenk Jakova”

Prishtinë | 21 Qer 2021 | 13:23 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Për nder të “Festës së Muzikës” është organizuar koncert i përgatitur nga nxënësit shkollës së muzikës “Prenk Jakova” ku me këtë rast, ambasadorja e Francës, Marie-Christine Butel, i ka dhuruar shkollës disa instrumente muzikore, raporton Ekonomia Online.

Në kuadër të këtij koncerti, përveç ambasadores së Francës, pjesëmarrës ishin edhe  përfaqësuesit e tjerë të afërt të ambasadores, dhe drejtoresha e kësaj shkolle, Jeta Dida-Bujari.

Christine-Butel, tha se është nder të dhurojë pajisje muzikore për këtë shkollë e cila ka evoluar mjaftë shumë dhe jep një të ardhme të bukur.

“Kjo ditë ka shumë rëndësi për faktin se dashuria për artin është shumë me vlerë të madhe artistike. Unë shpreh një miqësi përmes kësaj dhurate për ju nga bashkëpunimi jonë me Kosovën, që do ju shërbejë juve në të ardhmen. ‘Prenk Jakova’ është një institucion që përfshin shkollën fillore dhe të mesme, dhe që nga fillimi deri tash ka evoluar mjaftë shumë. Cilësia e koncertit tuaj që do ta demonstroni pas pak rezulton që keni pasion dhe krijimtari të bukur”, tha Butel.

Drejtoresha e Shkollës “Prenk Jakova”, në shenjë falënderimi u dha mirënjohje ambasadores dhe dy kontribuuesve të tjerë me rastin e kësaj dite dhe këtij koncerti.

No description available.
No description available.
No description available.
No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme