Ambasadorja e Kosovës në Izrael, vaksinohet kundër Covid-19

Prishtinë | 07 Mar 2021 | 12:19 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja e Kosovës në Izrael, Ines Demiri, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në një spital në Izrael.

Demiri ka vendosur që dozën e parë të vaksinës ta marrë në ditën e lindjes së saj.

“Pas një periudhe në karantinë, falënderuese dhe e lumtur që e morra dozën e parë të vaksinës, sot – në ditëlindjen time”, ka shkruar Demiri.

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar Kosova dhe Serbi firmosën në Shtëpinë e Bardhë marrëveshjen ekonomike.

Në kuadër të saj erdhi edhe ujdia për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike Kosovë-Izrael.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme