“Amerikës i ka humbur durimi me Albin Kurtin”

Prishtinë | 14 Jan 2022 | 09:14 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken i ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti ku në të janë disa kërkesa specifike, duke përfshirë dialogun dhe çështjet me komunitetet pakicë.

Analisti Artan Behrami ka qenë i ftuar në “Context” ku e ka komentuar letrën që ka pranuar kryeministri i Kosovës.

Ai e ka cilësuar si shumë të drejtpërdrejtë kërkesën e Blinken dhe thotë se Amerikës i ka humbur durimi.

“Letra të tilla janë shumë serioze dhe nuk kanë vend as për ironi e as për hajgare por duhet të merren seriozisht nga kryeministri që i është dërgu letra. Para se t’i kthej letrën, kryeministri është mirë të shikoj kush i ka shkruar sepse nganjëherë ne po harrojmë edhe me kënd po komunikojmë”, tha Berhrami në Context.

“Ne e kemi arritur kulmin e durimit të SHBA-ve. Amerika nuk ka durim më ta pres atë dhe te bëjë skena. Është koha me vepruar sidomos për disa gjëra të rëndësishme që i sheh Amerika”, tha ndër të tjerash analisti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme