AMMK dhe DAPK bëjnë thirrje për kujdes të pyjeve ndaj zjarrit

Prishtinë | 31 Kor 2021 | 17:16 | Nga Ekonomia Online

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka shtyrë përpara thirrjen e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” për kujdes dhe mbrojtjen e pyjeve nga zjarret pas rastit që është duke ndodhur tash e tre ditë në bjeshkën e Shtupeqit e cila është territor i “Bjeshkëve të Nemuna”.

Me një postim në Facebook, agjencioni me thirrjen e saj ka shtuar edhe falënderimin për zjarrfikësit, policin dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës të cilët edhe të shtunën kanë dal në vend të ngjarjes për zjarrin që është duke ndodhur që tashmë është nën kontroll.

Po ashtu me ndihmë ajrore ka ndihmuar KFOR-i të cilët intervenimin e kanë filluar të premtën dhe të shtunën.

Policia është parë duke i përdoruar kamionët saj që i përdorim në protesta për ta përmbajtur turmën.

Të ngjashme