AMMK: Prania e gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë – pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone

Prishtinë | 14 Maj 2018 | 14:31 | Nga

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka shpërndarë një informatë në rrjetin social “Facebook” lidhur me praninë e gjarpërinjve në malet e Gërmisë.

Ky është postimi i plotë:

Prania e gjarpërinjve në Parkun e Gërmisë nuk është shqetësim por pjesë e rëndësishme e biodiversitetit të kësaj zone.

Masivi malor i Gërmisë paraqet një pasuri natyrore shumë të rëndësishme, jo vetëm për Prishtinën me rrethinë, por edhe tërë Kosovën. Gërmia është mjaft e pasur me lloje bimore e shtazore si dhe vlera tjera të ruajtura të biodiversitetit.

Në këtë masiv deri më tani janë të njohur 4 lloje të gjarpërinjve e ndër ta edhe lloji helmues Vipera ammodytes (gjarpri i gurit, nepërka).

Gjarpërinjtë, si çdo lloj tjetër i shtazëve të egra, kanë instiktiv e vetëmbrojtjes dhe në rast se ndihen të kërcënuar ata do të mbrohet. Rastet e kafshimeve nga gjarpërinjtë helmues, që fatmirësisht ndodhin shumë rrallë, janë si pasojë e shkeljeve aksidentale me këmbë ose kapjes me dore pa i kuptuar pasojat qe mund të vijnë me pas.

Prania e gjarpërinjve nuk paraqet asnjë shqetësim për të gjithë ata që dëshirojnë ta vizitojnë këtë zonë dhe të shijojnë bukuritë e veçanta natyrore por gjithësi se duhet pasë kujdes që jo vetëm gjarpërinjtë por edhe gjallesat tjera të mos shqetësohen në vendbanimin e tyre natyrorë me qëllim të mos kemi ndonjë ankesë për ndonjë sulm eventual prej tyre me qëllim të vetëmbrojtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme