Analisti kosovar: Kush shpenzon më shumë se 600 KV rrymë gjobitet me 200% shtrenjtim

Prishtinë | 18 Jan 2022 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Analisti politik, Shkodran Ramadani ka komentuar rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë me tarifat e propozuara nga ZRRE.

Me anë të një postimi në Facebook, Ramadani është shprehur se askush në Kosovë nuk guxon më të shpenzojë më shumë se 600 kilovatë rrymë.

Sipas tij, cilido qytetar që shpenzon më shumë se 600 kilovat, “gjobitet” me 200% ngritje të rrymës.

E nëse fatura nuk paguhet, Ramadani ka nënvizuar se pason shkyçja e rrymës.

Postimi i plotë i Ramadanit:

Shteti social po behet. Tash e tutje, askush nuk guxon te shpenzoje ma shume se 600 kilovate. Barazia po arrihet. Kush e tejkalon 600 kilovatshin (qe gjate dimrit i bjen gati secila shpi), gjobitet me 200% ngritje te cmimit te rrymes. Nese s’e pagun gjoben, ta kpusin rrymen. Nese i pengon punetoret, te vijne me polici speciale. Ligji do te vendoset dhe shkelesit do penalizohen. Ky eshte shteti social i se drejtes. Te shkume jane ditet e “regjimit te vjeter” ku ju ngroheshit me rryme. Ka kalu koha e kapadaive qe i lane gjestikat e adapterat ne rryme gjithe diten. U kthy vakti i druve. Urime Republika e Trete e Albin Kurtit: Republika e Shporetave!.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme