Analistja franceze: Kosova është serbe, u kolonizua nga myslimanët shqiptarë

Prishtinë | 25 Tet 2021 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Një analiste franceze, ka bërë një reagim përmes llogarisë së saj në twitter, në të cilën cicërimë, e paraqet Kosovën si territor historikisht ortodoks serb.

Marion Maréchal e cila drejton Institutin e Shkencave Sociale, Ekonomike dhe Politike në Lyon, pretendon se Kosova është kolonizuar prej vitesh nga myslimanët shqiptarë.

Duke komentuar zhvendosjen e madhe të myslimanëve në Francë, nga vendet që dikur ishin të pushtuara dhe të sunduara nga Franca, sipas Maréchal kjo mund të ndryshojë historinë.

“Demografia është ajo që krijon historinë, vetëm shikoni Kosovën. Ky vend kryesisht ortodoks serb është kolonizuar nga shqiptarët myslimanë për dekada”, shprehet Maréchal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme