Gjyqësori në Kosovë s’dallon shumë nga ai i rajonit

Prishtinë | 04 Gus 2017 | 11:40 | Nga

Në bashkëpunim me partnerët e rrjetit ballkanik të organizatave jo-qeveritate ACTIONSEE, Open Data Kosovo (ODK) ka bërë një analizë të politikave publike që e masin nivelin e transparencës, praktikave të hapura, dhe llogaridhënjes së sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në periudhën kohore nga muaji Tetor deri në Dhjetor të vitit 2016 anëtarët e rrjetit “ActionSEE” dhe Open Data Kosovo punuan në një hulumtim të detajuar bazuar në metodologji shkencore përmes të cilit është analizuar niveli I hapjes së gjygjsorit dhe prokurorisë ndaj qytetarëve. Kriteret që masin këtë fokusohen në katër fusha: Qasshmëria, Efikasiteti, Integriteti dhe Transparenca.

Institucionet e përfshira në vlerësim janë Gjykata e Apelit, Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, Gjykata Supreme e Kosovës, Gjykata Themelore e Gjakovës, Gjykata Themelore e Mitrovicës, Gjykata Themelore e Pejës dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës. Nga Prokuroria Këshillin Prokurorial, Prokuroritë Publike dhe Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Insititucionet e gjygjsorit të Kosovës gjenden në vendin e 4-të në Ballkanin Perëndimor me 43.7% te indikatorëve të përmbushur, gjykatat e Serbisë (35,5%) dhe të Shqipërisë (33,4%) janë më keq se gjykatat e Kosovës. Ndërsa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës është më pak i qasshmi prej të gjitha Këshillave Gjyqësor në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Problemet kryesore vërehen në mungesën e parimin e caktimit të rastësishëm të rasteve. Nëse gjykatat nuk organizojnë ashtu siç duhet caktimin e rasteve, publiku mund të ketë përshtypjen se gjyqtarët janë të anshëm dhe se interesat e tyre janë të pranishme në punën e tyre. Së dyti, mungon një mekanizëm publik i ankimit që do t’u mundësonte qytetarëve të parashtrojnë ankesa lidhur me punën e gjyqtarëve dhe nënpunësve civil. Se treti Transparenca e prokurimit publik dhe transparenca buxhetore janë pengesat kryesore për një performancë më të mirë të Kosovës në raport me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Të dhënat e mbledhura pëe prokurorinë sygjerojnë se megjithëse prokuroria e Kosovës nuk është më e dobëta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këshilli Prokurorial i Kosovës anon drejt qendrës rajonale në aspektin e performancës së saj, ajo përmbush 44.8% të treguesve të matur. Ky pasohet nga Këshillat Prokurorial të Maqedonisë (38.2%) dhe të Shqipërisë (11.2%), por mbetet prapa Këshillave Prokurorial të Serbisë (55.6%), Bosnjës (66.9%) dhe Malit të Zi (67.8%).

Fakti që prokuroria publike përballet me sfida serioze në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor është pasqyruar në Kosovë duke zënë vendin e tretë përkundër përmbushjes së vetëm 36.7% të kritereve relevante. Maqedonia (25.7%), Serbia (25.3%), dhe Shqipëria (0.8%) të gjitha qëndrojnë pas Kosovës. Bosnja dhe Mali i Zi janë përpara grupit me një diferencë të madhe, me 63.6% dhe 73.8%. Vlerësimi i prokurorisë publike përfshin prokuroritë themelore në Ferizaj, Gjakovë, Gjilan, Pejë dhe Prizren.
Problemet më të shpeshta që shkelin standardet ndërkombëtare dhe parimet e raportimit në procedurat penale janë: raportimi i njëanshëm i mediave, shkelja e privatësisë dhe supozimi i pafajësisë, “rrjedhja e informacioneve” nga prokuroria dhe policia, publikimi i informatave konfidenciale gjatë fazës së hetimeve etj.

Të bashkangjitur e gjeni dokumentin me analizë të situatës si dhe rekomandime për përmirësim.

Transparenca e organeve gjyqësore në Kosove dhe Rajon. pdf (1)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme