Andin Hoti: S’do të ndalem deri sa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve

Prishtinë | 27 Pri 2018 | 12:40 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Andin Hoti, deputet nga PDK, tha se duhet angazhim i të gjitha institucioneve që çështja e të pagjeturve të marr epilogun e saj, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se Serbia ka informata së çfarë ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, prandaj edhe duhet të jap përgjegjësi.

Hoti shtoi se s’do të ndalet deri sa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve.

“Sot është dita e plagës së madhe që mban të trazuar shpirtin e Kosovës. Bashkë me Sarandën kemi iniciuar këtë debat jo për tu thënë se nuk kemi harruar dhimbjen e tyre, por për të kërkuar zgjidhje, për të insistuar që të gjithë së bashku t’i japim fund këtij ankthi 19 vjeçar”.

“Kosova ka fakte dhe dëshmi për gjenocidin e ushtrisë serbe pse mos ti përdorim ato, Serbia ka informata për çdo qytetar në Kosovë, ka informata edhe nga burgu i Dubravës, ku kanë dërguar babin tim”.

“Na duhet angazhim më të madh, si djalë i Ukshin Hotit ndjej obligim të vazhdojë pa ndalur për fatin e prindërve , motrave e vëllezërve tanë. Nuk duhet të ndalemi deri sa kjo çështje të marr epilogun e saj”, ka thënë Hoti.

Hoti bashkë me deputeten e VV-së, Saranda Bogujevci kanë thirr seancë të jashtëzakonshme për të pagjeturit.

Të ngjashme