Andrewvs: Kosova model për vendet e rajonit se si trajtohen të burgosurit

Prishtinë | 23 Jan 2020 | 14:45 | Nga Hallide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendës-ndihmës sekretari i ShBA-së Jorgen Andrews ka marrë pjesë në ceremoninë e dhurimit në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, ku Byroja për Çështje ndërkombëtare të narkotikëve dhe zbatimit të ligjit (INL) ka dhuruat pajisje me vlerë rreth 100 000 00 dollarë, raporton Ekonomia Online.

Jorden Andrews tha se sistemi korrektues në Kosovë ka shënuar progres dhe se Kosova është model për vendet e rajonit në atë se si trajtohen të burgosurit.

“Buroja jona është krenare të punoj me sistem e drejtësisë në Kosovë, këtu ne punojmë që 3 vite bashkë dhe duam të shohim përparim. Ajo që folëm brenda jemi shumë krenar për bashkëpunimin që kemi, duam të ju mësojmë atë që ne dimë”.

“Ne jemi shumë krenar me progresin që keni bërë drejtor, ju jeni model për regjionin që ata  mund të marrin praktika të mira nga shërbimi korrektues në Kosovë”.

Nehat Thaçi, drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës tha se Kosova reformat në këtë sistem nuk janë kërkesë vetëm e partnerëve por edhe qëllim i përbashkët i vendorëve.

“Dua të njoftoj që reformat në Shërbim Korrektues nuk janë vetëm kërkesë e partnerëve por është qëllim i yni. Ne së bashku me partnerët jemi duke arritur reforma të prekshme të arritshme. Rreth trajnimit të stafit dhe rehabilitimit të të burgosurve, kjo s’është meritë vetëm e jona por e partnerëve të jashtëm”.

“Ky është donacioni i 6 dhe do të vazhdojë, objektivi ynë është të jemi shembull në rajon, dita e ditës po jemi shembull. Ne kemi këto ditë delegacion nga Shqipëria që kanë ardhur në Kosovë për praktika se si trajtohen ata që janë të rikthyer nga Siria”, tha ai.

Të ngjashme