Anesteziologu kosovar në Gjermani: Procesi i vaksinimit jo i lehtë

Prishtinë | 29 Mar 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Mjeku kosovar që punon në Gjermani, Kujtim Pllana, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka bërë mirë që e ka marrë sot dozën e parë të vaksinës anti-COVID.

“Kryeministri i Kosovës me aq sa kam informacion ka pasë në të kaluarën historinë e vet shëndetësore, të paktën dy ose tri herë ka pasë ndezje të mushkërinjve ose pneumoni. Për atë arsye nga aspekti shëndetësor është normale të marrë vaksinën pasi ka predispozita për infeksion”.

Pllana në Info Magazine në Klan Kosova, ka përmendur edhe rastin e kancelares Angela Merkel e cila nuk pranoi të vaksinohej.

“Merkel deri tash zyrtarisht nuk ka asnjë sëmundje që është e protokolluar ose e njohur për publikun”, u shpreh ai.

Ai gjithashtu theksoi që në Gjermani procesi i vaksinimit nuk ka shkuar në mënyrë më të mirë të mundshme.

“Ende jemi në një mbyllje totale edhe pse potencialisht janë hapur shumë pak gjërat. Gjermania nga nëntori i vitit të kaluar, ka qenë në gjysmë ‘lockdown’ ose në mbyllje totale. Procesi i vaksinimit në Gjermani nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, për shkak që ka pasë pengesa shumë të mëdha pasi Gjermania është përgjegjës për krejt Bashkimin Evropian dhe nuk ka qenë e lehtë shpërndarja e vaksinës”.

“Në fillim, ka pasë probleme me furnizimin e vaksinave, pastaj kanë dalë disa probleme të cilat janë zmadhuar në mënyrë të panevojshme prej mediave në Gjermani, sidomos për vaksiën AstraZeneca e cila është ndaluar dy ditë për shkak të dyshimeve të shkaktimi të trombozës, por studimet më vonë kanë treguar që kjo gjë nuk është e vërtetë”.

Të ngjashme