Anëtarë të Kryesisë së LDK-së, deputetë e veprimtarë nderuan dhe kujtuan ish-deputetin Agim Kikaj

Prishtinë | 18 Maj 2018 | 17:41 | Nga

Janë bërë një vit nga ndarja nga jeta e ish-kryetarit të Komunës së Podujevës dhe ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Agim Kikaj.

Në emër të kryetarit të LDK-së dhe kryesisë, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, z. Ismet Beqiri shprehu ngushëllime për familjen Kikaj dhe gjithë qytetarët e Podujevës dhe Kosovës.

Beqiri tha se kemi humbur një mik të madh dhe Agim Kikaj jo vetëm që po i mungon familjarëve por të gjithëve.

Beqiri ndryshe u shpreh: “Të jenë krenar me atë që Agimi ka bërë për ne por edhe me familjen e mrekullueshme që ka lënë pas”.

“Agim Kikaj me sjelljen e tij shembullore dhe gjithë punën e kontributin për Kosovën ka lënë gjurmë të pa shlyeshme për ne”.

“Lavdi jetës dhe veprës së Agim Kikajt!”

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme