Anëtarët e PSD-së bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit: Do ta kujtojmë përherë si shok dhe si emër për drejtësinë e munguar

Prishtinë | 05 Nën 2021 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Partia Socialdemokrate (PSD), kanë bërë homazhe pranë varrit të Astrit Deharit, e gjatë këtyre homazheve ata thanë se do ta kujtojnë përherë si shok dhe si emër për drejtësinë e munguar.

Postimi i plotë:

Sot përkujtuam Astritin. Do ta kujtojmë përherë si shok dhe si emër për drejtësinë e munguar.

VV e sheh drejtësinë tamam ashtu siç e ka trajtuar prej fillimit rastin e Astritit. Një fjalë i përmbledhë këto dy gjëra bashkë: instrumentalizim. Për të instrumentalizuar duhet futur gjërat në kontroll. Tashmë ka nisur Projektligji që ia mundëson Partisë t’i përzgjedhë anëtarët e Këshillit Prokurorial.

Drejtësi e vërtetë dhe universale është ajo që tejkalon dialektikën e zëvëndësimit të një regjimi me një tjetër. Drejtësia duket si buzëqeshja e një loje, dhe jo si mjeti në dorë të pushtetit. Drejtësia nuk gjendet brenda dyshës mjet-qëllim. Është vetëreferenciale.

Të ngjashme