Anëtari i VV-së zgjidhet anëtar i Bordit të BQK-së

Prishtinë | 23 Nën 2021 | 19:37 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës më 51 vota ka votuar për anëtar të Bordit jo-ekzekutiv të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurbojën.

Në votim kanë marrë pjesë 86 deputetë, ku pesë vota janë shpallur të pavlefshme.

Ndërsa, anëtarët tjerë të propozuar e të cilët nuk arritën të marrin votat e majftueshme janë: Bedri Peci më 12 vota, But Dedaj 11 vota, Kosovare Ukshini dy vota dhe Mimoza Mustafa pesë vota.

Bashkim Nurboja është anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Të ngjashme