Anita beson se Ramushi lirohet të enjten

Prishtinë | 01 Mar 2017 | 20:29 | Nga

Anita Muçaj-Haradinaj, beson se bashkëshorti i saj, Ramush Haradinaj, do të lirohet nesër nga autoritetet franceze.

Ajo ka thënë se është optimiste në lidhje me vendimin që do të merret nesër ndaj bashkëshortit të saj Ramushit, pasi sipas saj nuk ka prova dhe materiale të reja që do ta ndryshonin vendimin.

Këto deklarime bashkëshortja e Ramush Haradinajt i dha në Info Magazine të Klan Kosovës, teksa shtoi se ajo për shkak të obligimeve ndaj fëmijëve nuk do të jetë pjesë e procesit të nesërm që do të mbahet në Francë.

”Është seanca e dytë që po mbahet ndaj Ramush Haradinajt në Francë, por kësaj radhe kam vendos të rri me fëmijët në Kosovë”.

”Ata janë në ditët e shkollës dhe po kam obligime me ta. Më mirë të qëndrojë me fëmijët është me komplikuar dhe ata janë rritur në moshë prandaj”.

”Nuk mund të paragjykoj mbi vendimin. Shpresoj që Franca të veprojë drejtë kësaj radhe”.

”Franca nuk ka bazë të mbahet Ramushi ende atje, deri tani nuk ka prova të reja që mund të ndryshojë vendim”.

”Jam shumë optimiste që nesër ai do të lirohet. Nuk e di pse ende po mbahet Ramushi atje kur ai ka kaluar me sukses proceset në Tribunalin e Hagës”.

”Gjykata e Colmarit është gjykatë që ska forcë të veprojë për asnjë gjë”.

”Është temë e bastarduar dhe Ramushi do të lirohet besoj nesër”.

”Unë skam biseduar me avokatët, por me Ramushin po”.

”Sipas tij nuk ka materiale dhe prova të reja dhe sipas kësaj nuk ka arsye që kjo të shtyhet më tepër”.

”Prova nuk ka pasur as në fillim e nuk ka as tani sepse të gjitha materialet që Serbia ka sjell kanë qenë vetëm transkriptë që janë bërë në Tribunalin e Hagës”.

”Këto kanë qenë të vetmet prova që ka lexuar prokurori edhe në Francë”.

”Do të shkoj ta pres ne aeroport me fëmijët, sepse aty e lamë dhe aty do ta marrim e që do të përfundojë më kjo histori”.

”Nuk e di në çfarë kohe do të vijë por gjithsesi do t’ia lëmë kohës”.

”Edhe fëmijët tashmë janë rritur, kemi qenë të gjithë aty kur ka ndodhur ajo histori, unë jam ndodhur para aktit të kryer”.

”Me Gjinin komunikoj si me një të rritur ai i di të gjitha”.

”Ne i kemi lënë pas këto histori pastaj u përsëritën, është shumë monotone si histori. Më mirë do të ishte sikur të flisnim për projektet e reja apo për problemet e Kosovës, do të ishte më pozitive”.

”Kjo histori është tejet e bastarduar dhe tejet e rrezikshme”.

”Nuk ka asnjë arsye për këtë gjë vetëm po na humbim kohë”, është shprehur Anita Haradinaj, në Info Magazine.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme