Ankohen avokatët e të akuzuarve për vrasjen e Ivanoviqit: Gjykatësi e prokurori të papërgjegjshëm

Prishtinë | 04 Dhj 2020 | 11:16 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Avokatët e të akuzuarve për vrasjen e Oliver Ivanoviqit po ankohen që për çështje procedurale klientët e tyre po vazhdojnë të jenë në paraburgim, raporton Ekonomia Online.

Pas seancës fillestare, e cila u shty për 11 të këtij muaji, Tomë Gashi avokat i Rade Basaraka thënë se aktakuza është ngritur para një viti dhe se klientëve të tyre po iu shkelen të drejtat.

“Ajo që është e dëmshme është se klienti im është më tepër se një vjet në paraburgim dhe Prokuroria dhe Gjykata është dashur që ta vërejnë se ka pasur shkelje procedurale dhe nuk duhet lejuar që një avokat mbrojë dy të dyshuar dhe ideja ime ka qenë që Gjykata të vendosë nëse mund ta kalojë këtë në mënyrë të ligjshme që në ardhmen mos të kemi probleme procedurale”.

Mahmut Halimi, avokat mbrojtës i Marko Roshiq, tha se ky gjykim është duke p1rcjellur shkelje pas shkelje.

“Nuk është duke u parë ligjshmëri dhe respektim të drejtave të klientëve tanë. Kjo aktakuzë është ngritur vitin e kaluar dhe prej atëherë kjo aktakuzë pëson ndryshime për ta ofrua ndonjë provë shtesë”.

“Në këtë rast jemi të shqetësuar se Gjykata dhe Prokuroria nuk e kanë kontrolluar veprimin e një avokati në raport me klientin. Klienti im ndodhet qe 2 vjet në paraburgim. Ku është drejtësia dhe jam i shqetësua për të gjitha këto veprime”.

Avokati mbrojtës i sekretares së Partisë Politike SDP, Silvana Arsoviq, Musa Damati ka thënë se nuk është në interesin e drejtësisë dhe imazhin e Kosovës shtyrja e seancave të tilla, raporton EO

“Kjo është aktakuza e tretë dhe është e pa precedentë në Kosovë që për një rast të tillë penal të ngriten tri aktakuza. Tani kemi një formë tjetër të bashkëpunimit kriminal”.

“Lidhur me shtyrjen e seancës nuk konsiderohet në interesin drejtësisë që përbëjnë shtyllat më të lartë në rastin e gjykimit të Oliver Ivanoviq”.

Seanca për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, është shtyrë pasi nuk është qartësuar prej avokatëve mbrojtës se kush e përfaqëson të akuzuarin Rade Basara.

Seanca e radhës do të mbahet më 11 dhjetor në orën 13:00,

LEXONI EDHE:

Të ngjashme