Ankohet “Burdushi”: Nuk po diskriminohem në baza etnike, thjesht jam viktimë e politikës

Prishtinë | 23 Gus 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Monitorues të KMDLNj-së, me datë 22.08.2019, në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, vizituan të paraburgosurin Hysri Peqani – Burdushi,  me ftesë të avokatit mbrojtës.

Z. Peqani u pohoi monitoruesve të KMDLNj-së se ai nuk kishte asnjë vërejtje sa i përket kushteve të mbajtjes e as trajtimit në Q. P në Prishtinë nga stafi apo drejtuesit e kësaj qendreje. Ai tha se i tërë stafi sillen shumë korrekt, nuk ka diskriminime në baza etnike, ushqimi dhe trajtimi shëndetësor është në rregull dhe në kohë.

Sipas tij, ankesa e vetme është për padrejtësitë që po i bëhen atij duke e mbajtur padrejtësisht dhe me prapavija të tjera në paraburgim. Ai pohoi se qëllimi i vetëm është marrja e disa pronave të tij dhe se me arrestimin dhe mbajtjen e tij po duan që të kenë publicitet.

Ai, ka thënë se veprimtaria e tij është legale, mjekësi sociale (85/14), këshillëdhënëse, nga e cila posedon dokumenatcionin për trajtimin e secilit që ka kërkuar ndihmë tek ai.

KMDLNj , pas vizitës dhe bisedës me të paraburgosurin Hysri Peqani konstaston se te drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria në rastin konkret janë në pajtim të plotë me ligjet në fuqi , me dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut ndërkaq që nuk paragjykon fajësinë apo pafajësinë e të paraburgosurit , pa një vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente. Edhe sa i përket marrjes së pronave të të paraburgosurit Peqani , gjykata merr vendim për këtë ndërkaq që i paraburgosuri nuk është i privuar nga e drejta për mbrojtje, si për dëshmim të pafajësisë , ashtu edhe pë mbrojtje të pasurisë dhe pronës, përkohësisht të sekuestruar.

Të ngjashme