Ankohet qytetari: Më kanë mbetur fëmijët vetëm, Qeveria nuk më kthen në Kosovë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Një shtetas i Kosovës që gjendet në Gjermani, thotë se Qeveria nuk po e kthen në Kosovë, ndonëse ka bërë kërkesë nga 20 mars. Shtetasi kosovar thotë se i kanë mbetur dy fëmijë të mitur pa përkujdesjen e asnjërit prind. Ai thotë se është e pavërtetë renditja e prioriteteve që ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca e ka bërë rreth kthimit të qytetarëve në Kosovë.  

Shtetasi kosovar thotë se ka shkuar në Gjermani më datë 10 mars dhe ka pasur plan që atje të qëndrojë deri më datën 17 mars.

Ai thotë se e ka njoftuar konsulatën se në Kosovë i kanë mbetur dy fëmijë të mitur nën kujdesin e prindërve që janë mbi 80 vjeç.

Shtetasi, që dëshiron të mbetet anonim, thotë se e ka komunikimin me konsulatë dhe me ambasadën e Kosovës në Gjermani, të cilët, sipas tij, janë të njoftuar me gjendjen e tij. Qytetari thotë se misionet diplomatike i kanë thënë atij se është Qeveria ajo që vendos se kush ka prioritet të kthehet në Kosovë.

Kryedipplomati Glauk Konjufca ditë më parë ka thënë se “prioritet për kthim kanë ata që nuk kanë urgjencë, që nuk kanë strehim, personat me probleme shëndetësore, personat pa sigurim shëndetësor, të miturit pa përkujdesje prindërore dhe pjesëmarrja në ceremoninë mortore”.

Ky qytetar thotë se Konjufca nuk e ka thënë të vërtetën dhe se nuk po e kthejnë në Kosovë edhe pse i ka njoftuar për urgjencë. /Express/

Të ngjashme