Antikorrupsioni trajtoi 168 raste të konfliktit të interesit – Havolli: Me ndryshimin e ligjit synohet luftimi i korrupsionit

Prishtinë | 04 Pri 2020 | 08:15 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia kundër Korrupsion (AKK) ka trajtuar 168 raste për konfliktit të interesit dhe ka bërë një numër të madh të kallëzimeve penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe në fushën e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsion (AKK), Shaip Havolli, tha për Ekonomia Online  se puna e Agjencisë është e varur prej Prokurorisë dhe Policisë

“Agjencia ka bërë një numër të madh të kallëzimeve penale në fushën e deklarimit të pasurisë, konfliktit të interesit dhe në fushën e keqpërdorimit të pozitës. Agjencia ka trajtuar 168 raste në aspektin e konflikt të interesit”.

“Puna e Agjencisë është e varur prej Prokurorisë dhe Policisë. Raportet ekzistojnë të mira dhe kemi takime të rregullta. Një numër të madh të rasteve i kemi dërguar në prokurori. Shumicën e rasteve kemi informatën kthyese se prokuroritë përkatëse kanë ngritë aktakuza dhe jemi në fazën e pritjes se rezultateve finale të formës së prerë”, u shpreh Havolli.

Ai ka treguar se kanë filluar edhe hartimi i ligjeve mbi Agjencinë dhe deklarimit të prejardhjes së pasurisë, për të luftuar korrupsionin.

“Agjencia bën hetime administrative. Ligjet e hyra në fuqi për konflikt interesi dhe i sinjalizimit. Tani jemi në fazën hartimin e ligjit mbi agjencinë dhe deklarimit të pasurisë. Do të shohim se cili do të jetë roli i Agjencisë në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit”.

Havolli njoftoi se kanë filluar përgatitjet për hartimin e strategjisë nacionale Antikorrupsion për vitin 2020-2025.

“Ka filluar përgatitjet për hartimin e strategjisë nacionale antikorrupsion, pasi që Kosova nuk është as strategji për shkak të problemeve politike, e cila do të jetë 2020-2025”.

Gjatë vitit 2019, AKK-ja ka zhvilluar procedurën e hetimeve paraprake në gjithsej 385 raste, prej të cilave 102 janë bartur nga viti paraprak, kurse gjatë vitit 2019 janë pranuar edhe 283 raste.

Numri i përgjithshëm i informacioneve anonime të trajtuara është 35. Gjatë vitit raportues Agjencia ka trajtuar gjithsej 141 raste të iniciuara sipas detyrës zyrtare.

Të ngjashme