Anulohet protesta e punëtorëve të Pallatit të Rinisë, iu premtohet se pagat dalin brenda dy ditëve

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 12:24 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Punëtorët e Pallati të Rinisë kanë anuluar protestën e paralajmëruar, pasiqë nga komuna e Prishtinës iu është premtuar se pagat iu dalin brenda dy ditësh, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Sindikatës Enver Muqiqi, tha se kanë premtime se pagat do t’i marrin gjatë kësaj jave.

“Paga s’kemi marr qe 4 muaj prej muajit shtator e deri tani. Jemi  104 punëtor që s’kemi marrë paga”.

“Pas takimit me përfaqësues të komunës së Prishtinës kemi vendosur që të mosmbajmë protestë pasi na kana premtuar se do i kemi pagat pas dy ditësh”.

Arjat Munishi, punëtor teknik tha se nëse nuk realizohen pagat do të vazhdojmë serish me protesta.

“Nëse nuk realizohen pagat do të vazhdojmë serish me protesta të vazhdueshme deri në mbyllje të lokaleve”.

Të ngjashme