AP: Trupat amerikane të NATO-s u vendosën në veri pas dështimit të negociatave në Bruksel

Prishtinë | 20 Gus 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Trupat amerikane të NATO-s u vendosën në rrugët kryesore në pjesën veriore të Kosovës të premten, teksa tensionet u rritën pas kolapsit të bisedimeve politike midis liderëve kosovarë e serbë në Bruksel.

Kështu po raporton agjencia ndërkombëtare lajme Associated Press, teksa njoftojnë për mos-arritjen e ndonjë marrëveshjeje përgjatë takimit që patën të enjten në Bruksel.

Sipas mediumit, patrullat amerikane ishin vendosur përgjatë rrugëve kryesore që çojnë nga Serbia në Kosovë, drejt qytetit të Mitrovicës.

Siç vijon AP, shumë vendas kanë frikë se dështimi i këtyre bisedimeve politike që kishin për qëllim zgjidhjen e bllokimit 20 vjeçar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, mund të çojë në një formë të konfliktit lokal ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve.

Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punë të Jashtme, njoftoi pas takimit se “nuk u arrit asnjë marrëveshje” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcjell lajmi.net.

Përgjatë së enjtes është raportuar me burime se Kurti dhe Vuçiq janë dakorduar që të bisedojnë një herë në muaj.

Të ngjashme