Apeli vërteton vendimin e Themelores për shtyrjen e kthimit në punë të Basri Sejdiut

Prishtinë | 26 Nën 2020 | 13:47 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Apelit në Kosovë e ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore për shtyrjen e kthimit në punë të Basri Sejdiut, ish-drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar në Kosovë (ShSKUK).

Klan Kosova ka siguruar aktvendimin e Apelit, në të cilin janë vlerësuar të pabazuara ankesat e Inspektoratit të Punës dhe të Sejdiut për kthimin e tij në pozitën e drejtorit të ShSKUK-së.

“Refuzohen të pabazuara, ankesa e paditurës-kundër propozueses Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Inspektorati i Punës, e datës 02.11.2020, dhe ankesa e palës së interesuar Basri Sejdiu, e datës 05.11.2020, ndërsa Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti për Çështje Administrative, A.nr.1690/2020, i datës 14.10.2020, vërtetohet”, thuhet në aktvendimin e Apelit.

Sejdiu ishte shkarkuar nga pozita e tij nga Bordi i ShSKUK-së duke u thënë për të se kishte performancë të dobët. Ai më vonë ishte ankuar në Inspektoratin e Punës, i cili kishte vendosur për kthimin e tij në detyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme