Apelohet për shfrytëzim racional të ujit të pijes

Prishtinë | 29 Qer 2017 | 16:57 | Nga

KRU Prishtina iu ka bërë qytetarëve apel për shfrytëzim racional të ujit të pijes.

“Fatkeqësisht ditët/javët e fundit së bashku me ngritjen e temperaturave është shtuar konsumi respektivisht shfrytëzimi jo racional i ujit dhe ky keqpërdorim i ujit shkakton çrregullim ne furnizim me ujë për shumë konsumatorë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie.

Lexoni njoftimin e plotë:

Të nderuar qytetarë të zonës së shërbimit te KRU Prishtina, ne si kompani përkundër temperaturave te larta, po bëjmë çmos dhe po trajtojmë/prodhojmë ujë me kapacitetet maksimale si kurrë me parë.

Duke marrë për bazë investimet e reja, shtimin e kapaciteteve trajtuese ne kemi arrite që të mbajmë një furnizim të qëndrueshëm 24 ore me ujë, për konsumatorët tanë.

Fatkeqësisht ditët/javët e fundit së bashku me ngritjen e temperaturave është shtuar konsumi respektivisht shfrytëzimi jo racional i ujit dhe ky keqpërdorim i ujit shkakton çrregullim ne furnizim me ujë për shumë konsumatorë.

Përderisa nuk kishim një nivel të tillë keqpërdorimi ne kishim një gjendje stabile të furnizimit, mirëpo duke parë një gjendje të tillë ju bëjmë thirrje, te gjithëve, të keni ndërgjegje te pastër dhe te reflektoni me kursim te ujit në mënyrë që të arrij uji tek te gjithë.

Ne si kompani në përkrahje edhe te institucioneve tjera siç janë inspektoratet komunale dhe Policia e Kosovës shumë shpejt do të fillojmë inspektime nëpër teren për keqpërdoruesit potencial.

Me qëllim që ju të mos jeni pjesë e veprave penale si keqpërdorues, ju lusim te reflektoni dhe përdorni ujin vetëm për nevojat e domosdoshme. Mos shpërdoroni ujin për çështje të panevojshme, për ujitje, për larje rrugësh etj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme