Aplikimi i invalidëve të UÇK-së fillon në 2017-ën

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 16:26 | Nga

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, priti në një takim kryetarin e Shoqatës së Invalidëve të UÇK-së, Fadil Shurdhajn dhe sekretarin e shoqatës, Enver Krasniqin.

Në këtë takim u bisedua për formimin e Komisionit Mjekësor për verifikimin e invalidëve të UÇK-së, si dhe vazhdimin e projektit për përkrahje me proteza për invalidët.

Po ashtu u bisedua edhe për bashkëpunimin e mëtutjeshëm të MPMS-së dhe shoqatave të dala nga lufta.

Ministri Abrashi dhe përfaqësuesit e invalidëve të UÇK-së u dakorduan që procesi i aplikimit të invalidëve të fillojë në fillim të vitit 2017.

Ata u pajtuan gjithashtu që MPMS-ja të vazhdojë edhe më tutje financimin e protezave për invalidët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme