Apostolova dhe Delawie dalin në mbështetje të komunitetit LGBTI

Prishtinë | 17 Maj 2018 | 11:14 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, dhe ambasadori i ShBA-së Greg Delawie vizituan ekspozitën e fotografive “That’s Why”, e hapur nga komuniteti LGBTI, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë.

Apostolova tregoi se BE do të vazhdojë ta përkrahë komunitetin LGBTI.

Ajo tha se ligjet e Kosovës janë të mira, mirëpo sfidë mbetet implementimi i tyre, raporton Ekonomia Online.

Ndërkaq, ambasadori Delawie tha se ka ardhur në ekspozitë për ta treguar mbështjetjen e Amerikës për komunitetin LGBTI.

“Sot është Dita Ndërkombëtare kundër homofobisë. Jam këtu  për të  treguar mbështetjen e Amerikës për këtë kategori. Edhe nëse nuk shohim dhunë në rrugë, LGBT po përballen me gjuhë të dhunshme”.

“Kosova ka përparuar shumë sa i përket kësaj çështjeje në një periudhë të shkurtër kohore. Mos hiqni dorë, ta dini që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë për të ju mbështetur në çdo hap të këtij rrugëtimi”.

Të ngjashme