Apostolova: Është bërë pak në fushën e sundimit të ligjit

Prishtinë | 26 Pri 2018 | 08:03 | Nga

Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit mbesin dy sfidat kryesore me të cilat duhet të ballafaqohet Kosova, ka thënë të mërkurën shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, në konferencën që kishte për temë: “Dekada e ardhshme e Kosovës: Avancimi i reformave, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian”, organizuar nga Grupi për Ballkan në bashkëpunim me Demokracinë për Zhvillim dhe Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi Evropian, sipas saj, është duke shikuar me kujdes fushën e sundimit të ligjit në Kosovë, me ç’rast ka theksuar se “është bërë pak punë, por që duhet të arrihet ende progres”. Konferenca është mbajtur me rastin e 10- vjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe në prag të Samitit të Sofjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme