Apostolova: Hendeku mes gjuhëve po rritet, kjo rrezikon gjyqësorin në Kosovë

Prishtinë | 02 Pri 2019 | 16:15 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasada Italiane në Kosovë ka organizuar tryezën me temën “Mundësi të barabarta për komunitetet joshumicë në gjyqësor”, raporton Ekonomia Online.

Natalya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së, tha se Kosova ka arritur përparim dhe konsolidim në të drejtat e njeriut, por sipas saj hendeku mes gjuhëve është duke u rritur dhe kjo rrezikon sektorin gjyqësor dhe rrezikon Kosovën që të ketë një sistem gjyqësor monogjuhësor

“Ka mungesë të përkthyesve. Hendeku mes gjuhëve është duke u rritur dhe kjo rrezikon sektorin gjyqësor dhe rrezikon Kosovën që të ketë një sistem gjyqësor monogjuhësor. Është e qartë se derisa në letër të drejtat e pakicave janë të mbrojtura mirë, kjo nuk implementohet ende. Problemi i integrimit të pakicave në gjuhësor është problem. Një çështje që politikanët në Kosovë duhet të adresojnë është qasja në drejtësi. Zyra ime qëndron e gatshme që të ofrojë mbështetje të mëtutjeshme”, tha ajo.

Apostolova ka kërkuar që të drejtat e komuniteteve të mos mbrohen vetëm në letër dhe ka ftuar politikanët që të zbatojnë ligjin duke u ofruar përkrahje në këtë drejtim.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  vitin 2017-të e ka cilësuar si një vit të suksesshëm sa i përket të drejtave të komuniteteve.

“Viti 2017 shënon vitin e integrimit të komunitet në veri të Kosovës. Pra 2017 shënon epokë të mirë të këtyre, mendojë që kjo ka qenë një prej marrëveshjeve më të rëndësishme që kemi arrit edhe pse kemi pas shume probleme. Shteti ka heq dorë nga strukturat paralele që ka paguar që nga paslufta. Gjatë 2017-2018 komunitetet joshumicë kanë pasur vend të rëndësishëm”, tha ai.

Piero Cristoforo Sardi, ambasador i Italisë në Kosovë, tha se Italia ka qenë dhe është mbështetëse që nga pavarësimi i Kosovës.

“Si ambasador i Italisë, vendi udhëheqës i projektit të binjakëzimit ju mirëpres të gjithëve për mundësi të barabarta. Qëllimi është të  zhvillojmë më tutje atë që është arritur. Zbatimi dhe sundimi i ligjit është për funksionimin e gjyqësorit modern. Kam nderin që të përfaqësoj një vend që ka mbështetur Kosovën që prej pavarësisë së saj për të qenë vende kandidate në përparimin e tyre në Bashkimin Evropian. Nëse BE-ja kërkon në anën tjetër po kontribuon në përforcimin e vazhdueshëm në projektin e binjakëzimit”, tha ai.

Të ngjashme