Apostolova: BE-ja investoi rreth 15 milionë € për mbrojtjen e mjedisit, gjendja vazhdon të jetë shqetësuese

Prishtinë | 30 Maj 2018 | 10:18 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Nataliya Apostolova, në hapjen e konferencës për Zhvillim të Qëndrueshëm ka ngritur shqetësimin rreth progresit të vogël që Kosova ka bërë në mbrojtjen e mjedisit, raporton Ekonomia Online.

Ajo tha se përkundër se rreth 15 milionë euro janë investuar nga BE-ja, në Kosovë gjendja e mjedisit është shqetësuese.

Apostolova bëri thirrje që në Kosovë të ndryshohet mënyra se si perceptohet mjedis.

“Dëshiroj të përcjelli tri mesazhe në zhvillimin e qëndrueshëm është parakusht për stabilitetin e zhvillimit ekonomik. Duhet e ruajtur ambientin do të ruajmë Kosovën. Kosova duhet që të ndryshojë perceptimin e saj sa i përket mbrojtjes së ambientit. Qytetarët e kanë të drejtën që të marrin pjesë në marrjen e vendimeve”.

“Mesazhi im i dytë është për zhvillimin e  qëndrueshëm dhe integrimin evropian. Pjesa e Kosovës për BE është e definuar dhe ambienti është një ndër ambiciet më të mëdha në atë se  Kosova ka nevojë që të rifokusohet, vëmendjen politike në reformat të janë ndikim në mirëqenien e qytetarëve”.

“Mesazhi i tretë BE është investuesi më i madhe në Kosovë. Më shumë se 15 milionë euro para të taksapaguesve janë investuar në 10 vitet e fundin në mjedisin. Kjo është njëra prej brengave më të mëdha që politika e energjisë në Kosovë duhet të vendoset në një kontekst më të gjerë dhe plan konkret. Zhvillimi i qëndrueshme është për ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientin”.

Në fillimin e Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë morri pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj, Natalya Apostolova- Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë e shumë personalitete e ekspertë vendor e ndërkombëtar.

Gjatë kësaj jave për çdo ditë do të konferenca me tema të ndryshme që lidhen me mjedisin për të përfunduar me aktivitetin e pastrimit dhe gjelbërimit të Kosovës me 5 qershor, në ditën ndërkombëtare të mjedisit e cila organizohet bashkë me OJQ-të vendore në fushën e mjedisit.

KSDW është konferencë e nivelit të lartë e cila do të trajtojë sfidat kryesore të mjedisit në vend siç janë energjia, mbeturinat e ngurta, uji dhe ndryshimet klimatike.

Të ngjashme