Apostolova: Kosova ta zgjidhë çështjen e kthimit të të zhvendosurve

Prishtinë | 09 Dhj 2016 | 15:52 | Nga

Kosova duhet ta adresojë çështjen e kthimit dhe ri-integrimit të personave të zhvendosur, ashtu që sulmet ndaj familjeve të kthyerve të bëhen formë e papranueshme e trysnisë mbi njerëzit të cilët kanë vuajtur shumë tashmë.

Kështu ka thënë shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

“Të drejtat e njeriut, siç janë të drejtat e komuniteteve, të drejtat e grave dhe fëmijëve, ose e drejta e lirisë së të shprehurit, janë vlerat themelore të BE-së”.

“Kosova ka një kornizë ligjore progresive për të drejtat e njeriut, por zbatimi i saj është i dobët, siç edhe është theksuar në raportin e këtij viti për Kosovën. Duhet bërë më shumë për t’i garantuar të drejtat pronësore, të drejtat e komunitetit LGBTI dhe të personave me paaftësi, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe kundër dhunës në baza gjinore”

Këto komente e para e Bashkimit Evropian në Kosovë i bërë me rastin e 10 dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme